Prokurori i Përgjithshëm i Manhatanit, Alvin Bragg ngriti sot një padi kundër Jim Jordanit, kongresmenit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve dhe kryetarit të Komitetit Gjyqësor, në mënyrë që të ndalojë “sulmin antikushtetues” që kongresmeni Jordan ndërmori kundër çështjes penale në Nju Jork kundër ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Bragg, i cili është prokuror në çështjen e Trump, akuzoi Jordanin për një “fushatë frikësimi dhe sulmesh” të shkaktuar nga aktakuza kundër Trump, raporton Zëri i Amerikës.
“Kongresi nuk ka autoritet të vlefshëm ligjor për të kryer një fushatë të gjerë ngacmimi dhe hakmarrjeje për shkak të hetimit dhe ndjekjes penale të Prokurorit të Rrethit të Nju Jorkut kundër Trump,” thuhet në padinë e Bragg, duke vënë në dukje se edhe Kushtetuta e SHBA nuk i jep Kongresit fuqinë “për mbikëqyrje, e lëre më të prishë procedurat penale të kryera sipas ligjeve të një shteti federal”, transmeton Fol Drejt.