Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi më 1 nëntor se ata kanë nisur një projekt trajnimi për deminim me Tetra Tech Inc., një firmë amerikane konsulence dhe shërbimesh inxhinierike, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
“Më 30 shtator, Departamenti i dha 47.6 milionë dollarë Tetra Tech, Inc. të Pasadena, Kaliforni për të ofruar ndihmë urgjente humanitare për deminimin e Ukrainës përballë luftës brutale të agresionit të Rusisë”, thuhet në njoftimin për shtyp. Tetra Tech do të ndihmojë qeverinë ukrainase në forcimin e kapacitetit të saj për të lokalizuar dhe hequr minat tokësore, municionet e pashpërthyera dhe të braktisura, pajisjet shpërthyese të improvizuara dhe rreziqe të tjera shpërthyese nga zonat civile.
Ky projekt është pjesë e ndihmës prej 91.5 milionë dollarësh për deminimin që Departamenti i Shtetit do të ofrojë gjatë vitit të ardhshëm. /FolDrejt/