Ushtria amerikane po shqyrton dërgimin e armëve dhe më shumë se një milion copë municionesh të konfiskuara nga luftëtarët e mbështetur nga Irani në Jemen, raportoi sot Reuters.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se planifikojnë t’i dërgojnë Ukrainës më shumë se 5,000 pushkë sulmi, 1.6 milionë fishekë të armëve të vogla, një numër të vogël raketash antitank dhe më shumë se 7,000 detonatorë të sekuestruar në muajt e fundit në brigjet e Jemenit nga kontrabandistët e dyshuar se punonin për Iranin./FolDrejt/