Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë, Javier Colomina, u takua me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, komandantin e KFOR-it, Gjeneral Angelo Ristuccia dhe kreun e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.
Gjatë takimit, Colomina bëri të ditur se NATO e mbështet dialogun dhe planin e propozuar nga Bashkimi Evropian, si mënyrë për të ecur përpara.
“NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe planin e propozuar nga BE-ja për të ecur përpara. KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë stabilitet dhe të përmbushë mandatin e saj të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Colomina në një postim në twitter./FolDrejt/