SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën që do të përfshijë radarë, raketa antitank dhe kamionë me karburant dhe do të shpallet të hënën, thanë tre zyrtarë amerikanë.
Pritet që paketa të përmbajë disa lloje municionesh, përfshirë atë për tanke, dhe lista e saktë e pajisjeve ushtarake do të dihet deri në fund të fundjavës, njoftuan të premten zyrtarët që dëshiruan të mbeten anonimë.
Paketa do të përfshijë gjithashtu municione ajrore precize, ura ponton dhe automjete për shpëtimin e armëve të rënda të dëmtuara si tanke, si dhe raketa shtesë për sistemin e mbrojtjes ajrore NASMAS, të cilat Kievi i kishte marrë më parë nga Uashingtoni./FolDrejt/