Komanda e Marinës Amerikane ka postuar disa foto në llogarinë e saj në Facebook, duke treguar pjesë të mëdha të balonave që tërhiqen në një varkë, përcjell Fol Drejt.
Mbetjet e para të një baloni kineze u gjetën një ditë pasi u rrëzua nga një avion luftarak amerikan mbi Oqeanin Atlantik pranë Myrtle Beach, Karolina e Jugut të shtunën.
Sipas Marinës, mbetjet e balonës janë të shpërndara në një sipërfaqe prej njëmbëdhjetë kilometrash.
Zyrtarët amerikanë thanë se balona ishte rreth 60 metra e lartë dhe se pjesa e poshtme ishte e krahasueshme në madhësi me avionët më të vegjël të pasagjerëve dhe peshonte më shumë se një mijë kilogramë.
Sipas BBC, ekspertët thonë se duke studiuar mbetjet e balonës, SHBA mund të fitojë njohuri të vlefshme në teknologjinë kineze dhe teknikat e vëzhgimit ajror, gjë që do t’i lejonte ata të kuptonin më mirë se çfarë operacionesh ishte në gjendje të kryente balona dhe si transmetonte informacionin.
Pekini ende pohon se ishte një balonë civile kërkimore meteorologjike që hyri aksidentalisht në hapësirën ajrore të SHBA.
Nga ana tjetër, SHBA-të pretendojnë se balona ishte një spiun, prandaj Sekretari i Shtetit Anthony Blinken anuloi një vizitë të planifikuar më parë në Kinë .
Blinken e quajti veprimin e Kinës të papërgjegjshëm dhe të papranueshëm dhe ministria e jashtme e Kinës paralajmëroi të hënën se rrëzimi i balonës do të dëmtonte seriozisht marrëdhëniet midis dy vendeve./FolDrejt/