Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha sot se raketa që vrau dy persona në Poloni ndoshta nuk ishte lëshuar nga Rusia.
Vlerësimet paraprake sugjerojnë se forcat ukrainase hodhën raketën që vrau dy persona në Poloni dhe se raketa u hodh nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, thanë sot tre zyrtarë amerikanë të paidentifikuar të cituar nga AP.
Sipas njërit prej tyre, raketa përfundoi në Poloni pasi u qëllua në një breshëri raketash ruse në një sulm ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, transmeton Fol Drejt.