“Sekretari i Përgjithshëm shpreson se do të bëhet një hetim i detajuar”, tha zëvendës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje sot që të shmanget përshkallëzimi në Ukrainë pas një shpërthimi rakete në Poloni, në të cilin humbën jetën dy persona, njoftoi zyra e tij.
“Sekretari i Përgjithshëm është shumë i shqetësuar për raportet e një rakete që shpërtheu në territorin polak. Është absolutisht e nevojshme të shmanget një përshkallëzim i luftës në Ukrainë,” tha në një deklaratë Farhan Haq, zëvendës zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, transmeton Fol Drejt.