Disa njerëz vdiqën dhe më shumë se 30 u plagosën në një përplasje të madhe zinxhirore që ndodhi gjatë një stuhie rëre në shtetin amerikan të Illinois, tha sot policia.
Përplasja zinxhir ndodhi në rrugën në jug të qytetit të Springfield në qendër të Illinois, raporton Sky News.
Kryebashkiaku i Springfield nuk tha se sa njerëz u vranë, por tha se më shumë se 30 njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital, transmeton Fol Drejt.