Jose Mourinho ka refuzuar të bëhet trajner i Chelseat për herë të tretë, shkruan Corriere dello Sport.
Klubi anglez, i cili është në telashe të mëdha këtë sezon, thuhet se ka kontaktuar me trajnerin portugez, i cili e ka refuzuar për të respektuar marrëveshjen me Romën.
Mourinho sezonin e kaluar fitoi Ligën e Konferencës me klubin e Romës, ndërsa këtë sezon është në garë serioze për të fituar Ligën e Evropës. Ai mban vendin e gjashtë në kampionat. Portugezi la gjurmë të mëdha te Chelsea, me të cilin tre herë ishte kampion i Anglisë, fitoi një FA Cup dhe tre Kupa të Ligës, transmeton Fol Drejt.