Sot, qeveria e Kosovës mori vendim të ri për targat, duke vendosur që ta zbatojnë, por përmes një sekuencimi.
E disa minuta pas këtij vendimi të qeverisë së Kosovës, ka reaguar zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili përmes një deklarate ka shprehur zhgënjimin e SHBA-ve me qeverinë e Kosovës për refuzimin e kërkesave nga partnerët ndërkombëtarë.
“Shtetet e Bashkuara, krahas partnerëve tanë ndërkombëtarë, i kërkojnë qeverisë së Kosovës që të zgjasë periudhën e zbatimit të regjimit të ri të targave. Kosova ka të drejtë të zbatojë regjimin e targave sipas Marrëveshjes së Brukselit, por zgjatja e afatit është në interes të përparimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”.
“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për ta bërë këtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Kosova dhe Serbia duhet të punojnë urgjentisht dhe në mënyrë fleksibël për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhëniet e normalizuara, me në qendër njohjen reciproke. Është e rëndësishme që të dyja palët të reduktojnë retorikën nxitëse dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të demonstruar angazhimin e tyre për bashkëpunim konstruktiv për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për rajonin” – thuhet në deklaratën e Ned Prince./FolDrejt/