Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi se ka sanksionuar 13 kompani që, sipas tij, kanë lehtësuar shitjen e produkteve petrokimike iraniane dhe derivateve të naftës me vlerë qindra miliona dollarë për blerësit në Azinë Lindore, dhe në emër të kompanive iraniane që janë nën Sanksionet amerikane…
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione sot ndaj më shumë se një duzinë kompanish me bazë në Kinë, Hong Kong dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat Uashingtoni i akuzon për lehtësimin e shitjes së produkteve petrokimike iraniane dhe derivateve të naftës për klientët në Azinë Lindore, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Lëvizja e fundit e SHBA kundër kontrabandës iraniane të naftës vjen në mes të bisedimeve të ngecura për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015 dhe marrëdhënieve gjithnjë e më të tensionuara midis Perëndimit dhe Republikës Islamike, ku qytetarët vazhdojnë protestat antiqeveritare./FolDrejt/