“Ndikimet klimatike po shkatërrojnë ekonomitë, shoqëritë dhe rritjen. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe kemi mjetet dhe burimet për ta bërë atë,” tha ai.
Negociatorët në samitin e klimës COP27 në Egjipt duhet të kapërcejnë mungesën e besimit midis kombeve të pasura dhe të varfra për të arritur një marrëveshje për të shpëtuar botën nga më e keqja e ngrohjes globale, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Ne jemi në një moment vendimtar në negociatat,” tha ai, ndërsa afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje në një konferencë dy-javore afrohet të premten./FolDrejt/