Shefat olimpikë i kanë kërkuar qeverisë britanike të respektojë “autonominë e sportit” pas një përpjekjeje për të lobuar sponsorët kundër atletëve rusë dhe bjellorusë që mund të marrin pjesë në Lojërat e Parisit të vitit të ardhshëm, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Javën e kaluar, Sekretarja Britanike e Kulturës, Lucy Frazer, i shkroi një letër 13 sponsorëve më të mëdhenj olimpikë, duke u kërkuar atyre që të bëjnë presion ndaj Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që të braktisë propozimin e tij.
“Nuk i takon qeverive të vendosin se cilët sportistë mund të marrin pjesë në cilat gara ndërkombëtare. Ky do të ishte fundi i sportit botëror siç e njohim sot”, tha IOC të hënën.
“Ne shpresojmë shumë që qeveria britanike do të respektojë autonominë e sportit.”
“Në përputhje me këtë, sponsorët olimpikë nuk janë të përfshirë në këtë proces vendimmarrjeje,” tha IOC./FolDrejt/