Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u dërgoi letra Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së, në të cilat vinte në dukje shkeljet e të drejtave njerëzore dhe kushtetuese të besimtarëve ortodoksë në Ukrainë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme ruse.
“Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i dërgoi letra Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe kryetarit të OSBE-së në vitin 2023 dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë Bujar Osmani, në të cilat ai tërhoqi vëmendjen për shkeljet flagrante të të drejtave njerëzore dhe kushtetuese të besimtarëve ortodoksë. në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e asaj ministrie, raporton TASS./FolDrejt/