Kreu i Drejtorisë së Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes, Kyrylo Budanov, tha në një intervistë për Ukrainska Pravda se që nga 22 tetori, forcat ruse kanë përdorur rreth 330 drone Shahed-136 të prodhimit iranian, nga të cilët 222 janë rrëzuar, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Sipas Budanov, 30% e dronëve godasin objektivat e tyre ose godasin diku afër atyre objektivave. Rusia ka porositur rreth 1700 dronë, të dorëzuar në grupe me nga 300 dronë njëkohësisht. /FolDrejt/