Dy persona kanë përfunduar të arrestuar pas dyshimit se kanë shfrytëzuar seksualisht një femër.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në marsin e vitit 2021, ndërkohë arrestimi i dy të dyshuarve është bërë dje (22 nëntor 2022), në Ferizaj.
Siç njofton policia, të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/