Një person është dënuar me heqje të patentë shoferit për një vit dhe gjobë për shkak të kundërvajtjes në trafik.
Rasti ka ndodhur sot, rreth orës 11:35, në Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se 25-vjeçari me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 131 km/h.
Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro dhe një (1) vit masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit)./FolDrejt/