Sot në kryeqytet janë sekuestruar katër armë zjarri.
Siç njofton policia, me datën 5 shkurt të këtij viti ishte pranuar informara se në rrugën “Arif Spahiu” në Prishtinë, persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri, transmeton Fol Drejt.
Pas një pune hetimore, njësitet policore të stacionit jugu në Prishtinë, kanë arritur që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e tre personave të dyshuar, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri.
Hetuesit policorë kanë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe ndaj personave të dyshuar është hapur rast për veprat:
-Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm – Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës./FolDrejt/