Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Gjermani dhe në Belgjikë vihen në pranga 17 persona.
Në kuadër të një operacionin e zhvilluar mes autoriteteve gjermane dhe atyre belge ku morën pjesë rreth 300 forca policie, janë arrestuar 17 shqiptarë, 15 në Belgjikë dhe 2 në Gjermani pasi është konstatuar se ata ishin të përfshirë në bandën e drogës e cila ishte e specializuar në trafikun e heroinës dhe kokainës.
Ndër të tjera thuhet se hetuesit kanë zbuluar se droga po kontrabandohej në kontejnerë në Belgjikë, përpara se të transferohej në Gjermani dhe më pas do të shpërndahej në të gjithë Evropën.
Nga operacioni i zhvilluar u sekuestruan 700 mijë euro, 15 kilogram drogë, 3 kilogramë drogë sintetike dhe 3 kilogramë kokainë,13 automjete si dhe 3 armë zjarri.
Europol e mbështeti këtë hetim duke ofruar ekspertizë të përshtatur dhe mbështetje të gjerë analizash dhe duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit përmes kanaleve të tij të sigurta. Një sërë takimesh operacionale u organizuan nga Europoli në të gjithë Evropën me qëllim plotësimin e boshllëqeve hetimore në nivel ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimeve të njëkohshme që synojnë çmontimin e të gjithë strukturës së këtij grupi kriminal, shkruan Tirananews.al, përcjell Fol Drejt.