Shkencëtarët në Australi kanë nisur testimin në laboratorë të dy vaksinave të mundshme kundër coronavirusit
Agjensia kombëtare e shkencës në Australi do të shohë në vijim nëse vaksinat funksionojnë dhe nëse janë të sigurta për njerëzit.
Vaksinat e bëra nga Universiteti i Oxford-it dhe kompania amerikane Inovio Pharmaceutical janë përgatitur për t’u provuar tek kafshët me aprovim të OBSH-së.
Momentalisht në botë ka shumë vaksina të tjera që po zhvillohen me shpejtësi të jashtëzakonshme. Ekspertët australianë thonë se ky është testi i parë gjithëpërfshirës i vaksinës që do të përdoret fillimisht tek kafshët.
Sa kohë do të duhet për një përgjigje?
Normalisht një vaksinë kërkon 1 deri në 2 vite për të parë nëse funksionon, por shkencëtarët kanë arritur ta shkurtojnë kohën deri në disa muaj.
Si do të funksionojë?
Deri më tani, provat e para janë bërë tek disa lloje gjitarësh, pasi është provuar se edhe ata infektohen nga coronavirusi në të njëjtën mënyrë si njerëzit.
Rezultatet e parë nga provat mbi kafshët do të merren në fillim të qershorit.
Nëse përfundimet janë të suksesshme, vaksina do të zhvendoset në çdo laborator për provat e tjera.
Burimi: BBC