Gjëja më e rëndësishme për çdo prind është që fëmija i tyre të jetë i gjallë dhe i shëndetshëm në lindje, dhe sipas hulumtimeve të reja, foshnjat që ngjajnë më shumë me baballarët e tyre kur lindin janë zakonisht më të shëndetshëm se ata që marrin karakteristikat e nënës së tyre, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Ky hulumtim interesant i kryer nga Solomon Polachek, profesor i ekonomisë në Universitetin Binghamton dhe Marlon Tracey nga Universiteti i Ilinoisit jugor, u fokusua në studimin e 715 familjeve, domethënë fëmijëve.
Studiuesit analizuan studimin e Familjeve të brishta dhe mirëqenies së fëmijëve (FFCW) dhe zbuluan se foshnjat që dukeshin më shumë si baballarët e tyre në lindje, ishin në fakt më të shëndetshëm një vit më vonë se ata që dukeshin më shumë si nënat e tyre.
Siç raporton portali Your Tango, studimi sugjeron gjithashtu se baballarët që u ngjanin fëmijëve kalonin më shumë kohë me ta në krahasim me baballarët që kishin më pak ngjashmëri me fëmijët e tyre, për të qenë të saktë, mesatarisht dy ditë e gjysmë më shumë.
Po kështu, studiuesit zbuluan se fëmijët që kishin lindur jashtë martese dhe që dukeshin më shumë si babai i tyre në lindje (siç përcaktohet nga të dy prindërit në intervista të veçanta) ishin më të shëndetshëm deri në moshën një vjeçare sesa fëmijët që ngjanin më shumë si nënës së tyre. Gjegjësisht, autorët e studimit pohojnë se baballarët që zakonisht kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre ndihmojnë mirëqenien e tyre të përgjithshme, duke përfshirë edhe shëndetin.
“Ata baballarë që e perceptojnë ngjashmërinë e foshnjës me ta janë më të sigurt se foshnja është e tyre dhe prandaj kalojnë më shumë kohë me të”, thotë Dr. Polachek. “Baballarët janë të rëndësishëm në rritjen e fëmijëve dhe kjo reflektohet në shëndetin e tyre”.
Sociobiologjia evolucionare e mbështet këtë teori duke treguar se ngjashmëria baba-fëmijë inkurajon babain të investojë kohë në shoqërimin dhe angazhimin me fëmijën.
Megjithatë, në thelb nuk kishte asnjë provë për të mbështetur mekanizmat e tjerë të mundshëm si kujdesi ekonomik i babait, përfshirja e tij në prindërimin e përbashkët dhe të ngjashme. /FolDrejt/