Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi të hënën ishullin indonezian Java, është rritur në 271, ndërsa 40 persona janë të zhdukur, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Situatave të Emergjencave, raporton Reuters.
Kreu i agjencisë, gjeneralmajor Suharjanto, i cili si shumë indonezianë mban vetëm një emër, u tha gazetarëve se 1,083 persona të tjerë u plagosën në tërmetin 5.6 ballë që goditi një zonë pranë qytetit të Cianjur të hënën pasdite.
Presidenti Joko Widodo vizitoi epiqendrën e tërmetit në qytetin Chianjur dhe urdhëroi ekipet e shpëtimit që t’i jepnin përparësi shpëtimit të njerëzve të bllokuar nën rrënoja dhe të vepronin urgjentisht në zonat ku janë shkaktuar rrëshqitje dheu, transmeton Fol Drejt.