Papa Françesku tha sot se ukrainasit janë “martirë të agresionit” dhe e krahasoi këtë luftë me “gjenocidin e tmerrshëm” të viteve 1930, kur ish-udhëheqësi sovjetik Jozef Stalin “i detyroi njerëzit të vdisnin nga uria”.
Kreu i Kishës Katolike Romake tha këtë sot, në fund të predikimit, të cilin e mbajti para disa mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, transmeton Reuters.
Papa Françesku përsëriti javën e kaluar se Vatikani është i gatshëm të ndërmjetësojë mes dy palëve dhe të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Fol Drejt.