Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi të hënën ishullin indonezian Java është rritur në 310, ndërsa 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Situatave të Emergjencave, raporton Reuters.
Sipas deklaratës, ekipet e shpëtimit vazhduan të pastrojnë rrënojat për të gjetur njerëz ende të zhdukur, por shpresat për t’i gjetur ata të gjallë janë të pakta.
Qindra indonezianë u lutën sot në rrugët e Chianjur, pasi një tërmet pothuajse rrafshoi qytetin në Java Perëndimore, transmeton Fol Drejt.