Të paktën 46 persona kanë vdekur pas një tërmeti me magnitudë 5.6 ballë që goditi provincën Java Perëndimore të Indonezisë të hënën, sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) të vendit, raporton CNN, transmeton Fol Drejt.
700 të tjerë mbetën të plagosur, sipas gjeneralmajor Suharyanto, kreu i BNPB.
Tërmeti goditi rajonin Cianjur në provincën Java Perëndimore në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje), sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Katër shkolla dhe 52 shtëpi u shembën ose u dëmtuan rëndë, sipas zyrës lokale të BNPB në rajonin Cianjur. Një xhami dhe një spital u dëmtuan gjithashtu, sipas zyrës./FolDrejt/