Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, 21 vjeç, është liruar me kusht deri në një seancë dëgjimore më 10 shkurt të vitit të ardhshëm, me një datë gjyqi të caktuar për 27 nëntor 2023, shkruan Sky Nesw, përcjell Fol Drejt.
Futbollisti u paraqit në Minshull Street Crown Court dhe po përballet me akuzat për tentativë përdhunimi, kontroll dhe sjellje shtrënguese dhe sulm.
Të tre akuzat kanë të bëjnë me të njëjtën grua.
Futbollisti i veshur me kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë, foli vetëm për të konfirmuar emrin dhe datën e lindjes.
Gjyqtari Maurice Greene i dha garanci Greenwood me të njëjtat kushte që ai kishte më parë.
Sulmuesi, u lirua me kusht muajin e kaluar pas një seance private.
Greenwood ishte në mbajtje për herë të parë në janar mbi akuzat në lidhje me një grua të re pasi imazhet dhe videot u postuan në internet.
Tentativa për përdhunim dyshohet se ka ndodhur në tetor 2021.
Sjellja kontrolluese dhe shtrënguese lidhet me një periudhë ndërmjet nëntorit 2018 dhe tetorit të këtij viti, ku ai dyshohet se ka bërë komente kërcënuese dhe nënçmuese ndaj ankueses, si dhe ka pasur qasje dhe i ka monitoruar llogaritë e saj në rrjetet sociale.
Akuza e sulmit që ka shkaktuar lëndim trupor është e datës dhjetor 2021.
Sulmuesi është suspenduar nga klubi i tij.
Nike gjithashtu pezulloi dhe më vonë ndërpreu marrëveshjen e sponsorizimit me të, ndërsa Electronic Arts konfirmoi se ai ishte hequr nga skuadrat aktive në lojën e saj Fifa 22. /FolDrejt/