Vozitësit e kamionëve me targa të Serbisë, të cilët për të shtatën ditë nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës, sot për gjysmë ore kanë bllokuar qarkullimin afër vendkalimit kufitar Jarinje.
Ata që nga e hëna nuk kanë lejuar të kalojnë në Jarinjë kolegët e tyre kamionistë me targa RKS por edhe targa shtetërore të rajonit.
Në këtë mënyrë ata po shprehin protestën dhe mospajtimin e tyre me vendimin e institucioneve të Kosovës për ndalimin e hyrjes së kamionëve me shenja të qyteteve dhe komunave nga Serbia, si dhe mallrave serbe në Kosovë./FolDrejt/