Qëndrimi i Greqisë për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar dhe Athina do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Serbinë në rrugën e saj evropiane, tha ambasadorja greke në Beograd, Maria Levanti në një intervistë për portalin Barlantravel, përcjell Fol Drejt.
Duke komentuar raportimet në media se Greqia mund ta njohë Kosovën, Levanti tha se kjo nuk është e vërtetë dhe kujtoi se kjo është konfirmuar në nivelin më të lartë gjatë vizitës së fundit të Presidentes greke Katerina Sakelaropoulou në Serbi.
Kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Serbisë, Levanti theksoi se Greqia e konsideron Serbinë si një faktor me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe se, në këtë këndvështrim, Athina ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë dhe e zëshme e integrimit të Serbisë në BE, duke besuar se është vendi i saj natyror. /FolDrejt/