Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha sot se konflikti në Ukrainë konfirmon fokusin e Uashingtonit dhe aleatëve të tij në provokimin e vendeve të tjera në një konfrontim ushtarak me Moskën dhe Pekinin.
Shoigu, në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), tha se Uashingtoni dhe bashkëpunëtorët e tij po zbatojnë planin e tyre strategjik, i cili konsiston në provokimin e vendeve të tjera në një konfrontim ushtarak me vendet e padëshirueshme, në radhë të parë me Rusinë dhe Kinën.
“Qëllimi i tij i vërtetë është të shkaktojë një disfatë strategjike ndaj Rusisë, të krijojë një kërcënim për Kinën dhe të ruajë pozicionin e tij monopol në botë”, tha Shoigu, transmeton Fol Drejt.