Në Britaninë e Madhe, mbështetja publike për monarkinë është në nivelin më të ulët historik përpara kurorëzimit të mbretit të Britanisë Charles III më 6 maj, sipas rezultateve të sondazhit.
Një sondazh nga Qendra Kombëtare për Kërkime Sociale (NatCen) tregon se vetëm tre në 10 britanikë mendojnë se monarkia është “shumë e rëndësishme”, niveli më i ulët i mbështetjes në histori, raportoi sot Guardian, përcjell Fol Drejt.
Sipas rezultateve të sondazhit, gjithsej 45 për qind e të anketuarve thanë se monarkia duhet të hiqet, se nuk është fare e rëndësishme ose se nuk është shumë e rëndësishme./FolDrejt/