Një person i mitur ka therur një person tjetër të mitur në Gjakovë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 07:50, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se duke luajtur, pa dashje e ka therrur me thikë shokun e tij, viktimën mashkull kosovar i mitur. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, thika e cila dyshohet se është përdorur është sekuestruar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/