Fol Drejt
E enjte, 22 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Shoqe dhe shokë!

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Salih Kabashi

E mbani mend, kur në Kongresin e saj të jashtëzakonshëm, me largimin e delegatëve sllovenë e kroatë të udhëhequr nga Ciril Ribiçiç dhe Ivica Raçan, të cilët hodhën poshtë projektin unitarist serbomadh të Millosheviqit, u përmjerr Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë dhe kur filloi shkërmoçja përfundimtare e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë?!

Ju më të vjetrit me siguri e mbani mend se si jugokomunistët, në fakt serbokomunistët shqiptarë të Kosovës iu qëndruan besnikë deri në fund vëllezërve serbë të idealeve. Lexoni që të rikujtoni e të kuptoni!

Para 33 vjetësh, pikërisht më 22 janar 1990, komunistët sllovenë të prirë nga kryetari i Komitetit Qëndror të Lidhjes së Komunistëve të Sllovenisë, Ciril Ribiçiç, përkundër presionit të tmerrshëm të unitaristëve nga KQ i Lidhjes së Komunistëve të Serbisë dhe kërcënimit të gjeneralëve të Armatës Popullore të Jugosllavisë, braktisën demonstrativisht dhe përfundimisht Kongresin XIV të LKJ, gjest që u pasua edhe nga komunistët kroatë.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Ishte një ndër ngjarjet më të shënuara që shkaktuan pashmangshëm shkatërrimin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e cila me Millosheviqin në drejtim të Serbisë kishte marrë përsipër procesin e shndrrimit e të degjenerimit të saj dhunshëm e me luftëra pushtuese kundër Kroacisë e Bosnjes – në Serbi të Madhe.
Para 25 vjetësh komunistët shqiptarë të Kosovës në Beograd kishte kohë që silleshin si klyshë veshëprerë. Në mikrofonët e institucioneve federative e republikane (serbe) më nuk kishte zë shqiptar . Ata, çele gur gojën ! mund të dëgjoheshin vetëm kur karikaturalisht e me servilizëm mbronin politikën hegjemoniste serbe dhe luftën e Serbisë kundër idesë së Kosovës Republikë dhe kundër popullit shqiptar.

Në Kongresin XIV të LKJ, Rrahman Morina, qëndronte fuqishëm në krahun e gabuar të historisë, me mish e me shpirt, fizikisht e tradhëtisht me Serbinë e Sllobodan Millosheviqit. Këtë e dëshmojnë fotot dhe videorregjistrimet e shumta të kohës. Ai kongres dhe shumë plenume të partisë asokohe transmetoheshin drejtëpërdrejtë në televizion dhe linin pa gjumë sidomos shqiptarët që ende besonin e prisnin mëshirën e drejtësinë e Partisë e të Armatës, të cilat, përndryshe, përgjatë krejt rrojtjes së tyre, njësoj si UDB-ja, ndaj tyre ishin treguar të padrejta, të pamëshirëshme e gjakatare…

Shqiptarët, për mungesë organizimi e rezistence, ngadalë e rrezikshëm po adaptoheshin në pozicion të popullit të shtypur, të pushtuar e të pashpresë… Serbia i kishte disciplinuar deri në poshtërim edhe ata shqiptarë që do të duhej të qëndronin në ballë të mbrojtjes të të drejtave të tyre…

Ndërkohë, para gjeneralëve serbë të APJ-së, para unitaristëve serbë, përfaqësuesit e Republikës së Sllovenisë patën thënë hapur e guximshëm:
« Ne jemi sllovenë pastaj mund të jemi jugosllavë, ne, para së gjithash përfaqësojmë popullin slloven dhe i përgjigjemi vetëm vullnetit të tij… »
Pastaj në Slloveni u mbajtën zgjedhjet e para demokratike, të lira e shumëpartiake. Jugosllavia mori teposhtëzen. LKJ e APJ më nuk mund të ishin forca kohezive as për përbërësit sllavë të Federatës.

Shqiptarët po vonoheshin e nuk po e kuptonin orën e e historisë.

Rrahaman Morina vdiq në Kuvendin themelues të Partisë Socialiste të Serbisë për Kosmetin, 7-8 muaj pas Kongresit të XIV të, të fundmit. Vdiq një tradhtar, nuk vdiq tradhtia…

As pas një çerek shekulli nga rrëshqitja e Jugosllavisë në koshin e plehërave historikë… Kosova ndoshta edhe sot, si para 26 vjetëve, pret sakrificën e minatorëve të Trepçës. Klasës politike shqiptare të sotme, sikurse edhe asaj të para 33 vjetëve – iu shkoi fytyra!

Post-scriptum

Shënim për fund

Shqiptarët në Slloveni asokohe ishin në vlug lëvizjeje :

Në mars 1989, pas epopesë së minatorëve dhe protestave të fuqishme në Kosovë, bashkë me shkrimtarë, gazetarë, humanitarë e disidentë sllovenë, në Lubjanë themeluam Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, 16 kumtesat e të cilit, njërën pas tjetrës ia dërguam Brukselit e Strasbourgut, Bundestagut Gjerman, Kongresit dhe Senatit Amerikan… si dëshmi të terrorit serbo-jugosllav në Kosovë dhe mbi shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi. Ai Këshill ishte komunikimi i parë serioz dhe i organizuar shqiptar me Evropën. Për së paku 3 vjet Lubjana ishte kryeqyteti politik i shqiptarëve, një nyje kyçe e komunikimit me botën e Evropën.
Po më 1989, në qershor, për gëzimin e shqiptarëve anë e mbanë botës patëm themeluar Shoqatën Kulturore Shqiptare Migjeni dhe revistën e parë të lirë, pluraliste dhe të pavarur shqiptare Alternativa…

Tags: alternativaSalih Kabashi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kuleba: Çështja e ofrimit të avionëve në Ukrainë nuk ka qenë më parë, por tashmë është realitet

Lajmi tjetër

Heroina shtatë vjeçare thirri ambulancën kur nëna e saj humbi vetëdijen – dhe më pas ushqeu motrën e saj të vogël

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM