Një vullkan në gadishullin Reykjanes të Islandës, pranë kryeqytetit Reykjavik, ka pasur një shpërthim të vogël pas tërmeteve të fundit intensive në zonë, tha të hënën Instituti Kombëtar Meteorologjik i Islandës (IMO).
“Për momentin është një shpërthim shumë i vogël”, tha Matthew Roberts nga IMO, duke shtuar se nuk kishte asnjë rrezik të menjëhershëm për njerëzit që jetojnë në rajon.
Trafiku në Aeroportin Ndërkombëtar Keflavik nuk është pezulluar, njoftoi Reuters./FolDrejt/