Interi po punon që Yann Sommer, 34 vjeç, të jetë zëvendësuesi i Onanës.
Portieri i Bayernit dhe Zvicrës ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij prej 6 milionë eurosh. Të dy klubet po negociojnë dhe Interi dëshiron që Sommer të mund të jetë tashmë nën urdhrat e trajnerit të interistëve, Simone Inzaghi, të hënën, kur bashkohen edhe ndërkombëtarët e nënkampiones së Europës.
Interi po kërkon të nënshkruajë me një tjetër portier, ukrainasin Anatolij Trubin (21 vjeç, nga Shakhtar ), i konsideruar si objektivi i së ardhmes.
Ndërkaq një tjetër portier, Samir Handanovic, 38 vjeç, është larguar nga Interi këtë verë./FolDrejt/