Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri në një lokal në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake, personat e plagosur janë qëlluar me thikë nga një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet E.Gj.
“Më datë 03.04.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.
Shërbimet e policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit, raporton TiranaNews, përcjell Fol Drejt.