Kombëtarja e Shqipërisë do ta nis nesër kampanjën e re në Ligën e Kombeve.
Djelmoshat e Edi Rejës fillimisht do të përballen me Bjellorusinë në Minsk më 4 shtator.
Ndërsa, tri ditë më vonë (7 shtator), Shqipëria e pret Lituaninë në “Air Albania”, në Tiranë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije me anë të një video se kuqezinjtë janë nisur tashmë drejt Bjellorusisë.
Ndryshe, Shqipërisë në këtë përballje do t’i mungojnë tre futbollistët e ftuar, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani dhe Hysen Memolla.
Treshja mungon për shkak të lëndimeve.