Gjatë një udhëtimi jashtë shtetit në shtator 2017, një 42 vjeçare njohu partnerin e saj. Ky i fundit i kreu një video gjatë dushit, pa e menduar mirë se veprimi do përfundonte me një kaos juridik dhe ndalim rikthimi në vendin e origjinës, shkruan 20 min.ch.
Bëhet fjalë për Iman Gustafsson, e cila ka lindur në Maqedoninë Veriore, kurse prej 30 vitesh po jeton në Zug të Zvicrës. Ajo kishte pranuar që të flente me një iraken në hotel, i cili e kishte incizuar gjatë dushit pa lejen e 42 vjeçares. Më pas irakeni refuzoi të fshijë videon nudo të vajzës nga Zvicra, ndërsa kjo e fundit lajmëroi policinë.
Policia e Emiratave të Bashkuara Arabe, ku pa çiftin të pamartuar që qëndronte në hotel, mendoi se kanë pasur seks me njëri-tjetrin. Diçka që shkon kundër parimeve sheriatike dhe ia mori pasaportën gruas, kurse ajo duhej të kryente edhe një test në spital.
2000 euro gjobë
Siç rezultoi nga testi, gruaja Gustafsson nuk kishte pasur seks me irakenin, por duhej të dilte përpara Gjykatës. Gjatë kësaj periudhe ajo deklaron se “përkundër që kam jetuar 30 vjet në Zvicër, asnjë ndihmë nuk i kishte ardhur nga ambasada e Zvicrës në Abu Dhabi.” Ajo thirri edhe ambasadën e Maqedonisë së Veriut, por edhe kjo tha se nuk mund ta ndihmonte në këtë mesele.
Deri sot, Gustafssin nuk e ka rimmarë pasaportën. Prej atëherë ajo ka humbur banesën në Zug të Zvicrës, kurse merr vetëm një pension invalidor prej 900 franka. Por vetëm banesa në Dubai kushtonte 850 franga në muaj.
Në shkurt 2019 erdhi një vendim gjyqësor për të liruar 42 vjeçaren, por paraprakisht duhet të paguajë një gjobë prej 2000 frangash. Kjo është një dritë në fund të tunelit për Gustafsson, që është mësim edhe për të tjerët, që të mos qëndrojnë pranë çdo personi të huaj./Foldrejt.com