Autoritetet ruse të cilët kanë aneksuar Krimenë prej disa vitesh kanë kryer bastisje nëpër shtëpitë e banorëve autoktonë tatarë, të cilët janë edhe të besimit Islam. Policët rusë kanë arrestuar 23 persona, pak javë pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, shkruan foldrejt.com duke u bazuar në median turke Daily Sabah.
Kjo është parë një “intimidim” kundër këtij grup autokton etnik, të cilët në shumicë dërrmuese kundërshtojnë okupimin rus.
Populli tatar i Krimesë ka vuajtur shumë gjatë 100 vjetëve të fundit, kur nën sundimin e diktatorit Josef Stalin, ata u dërguan në ekzil në Uzbekistan dhe malet e Uralit. Shumica vdiqën gjatë udhëtimit.
Për këtë shumica e tatarëve muslimanë kundërshtojnë aneksimin e Krimesë nga Rusia. Por ata, edhepse janë autoktontë në vendin e tyre, jo vetëm që nuk u dëgjohet zëri, por edhe nuk kanë përkrahje nga vendet muslimane.
Ky është një mësim edhe për shqiptarët, se pse duhet ta refuzojnë me çdo metodë shtimin e ndikimit rus mbi Ballkanin, por as të mos mendojnë ndonjë ndihmë nga “jashtë”./Foldrejt.com