Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha se Rusia ka humbur 98,800 trupa në Ukrainë që nga 24 shkurt, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi më 19 dhjetor se Rusia kishte humbur edhe 2,988 tanke, 5,969 automjete të blinduara luftarake, 4,592 automjete dhe tanke karburanti, 1,953 sisteme artilerie, 410 sisteme raketash të shumëfishta, 212 sisteme të mbrojtjes ajrore, 281 aeroplanë, 264 helikopterë, 1657 dronë dhe 16 anije. /FolDrejt/