Chelsea thuhet se do të testojë ujërat duke bërë një ofertë prej 45 milionë funtesh për heroin e Kupës së Botës të Kroacisë, Josko Gvardiol, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Edhe pse RB Leipzig pritet të kërkojë një tarifë shumë më të lartë, Chelsea thuhet se dëshiron të futet në tryezën e negociatave me një ofertë.
Shumë ekipe elitare evropiane po qarkullojnë rreth qendërmbrojtësit dhe Blutë duan të bëjnë lëvizjen e parë për të fituar pak terren në garë. /FolDrejt/