Presidenti Joe Biden “nuk ka ndërmend” të takohet me presidentin rus Vladimir Putin muajin e ardhshëm ndërsa merr pjesë në samitin e G20, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
“Ai nuk ka ndërmend të ulet me Vladimir Putinin dhe ja ku jemi sot”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Biden ka thënë më parë se nuk ka plane të takohet me Putinin në samitin që po mbahet në Bali, Indonezi. Nuk është konfirmuar ende nëse Putin do të marrë pjesë./FolDrejt/