Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron ndryshim në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës, përfshirë marrëdhëniet për çështjen e Tajvanit, tha sot zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby.
Ai iu përgjigj kështu ministrit të Jashtëm kinez, Qin Gang, i cili paralajmëroi Uashingtonin se duhet të ndryshojë pikëpamjen e tij “të shtrembëruar” dhe të mos rrezikojë konfliktin, raportoi Reuters.
“Ne duam konkurrencë strategjike me Kinën. Ne nuk kërkojmë konflikt. Qëllimi ynë është të konkurrojmë, të fitojmë dhe absolutisht duam të ruajmë marrëdhëniet në atë nivel,” tha Kirby./FolDrejt/