Një rast i cilësuar si “Detyrim” në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës ka ndodhur në Obiliq.
Rasti u raportua dje, rreth orës 12:55, transmeton Fol Drejt.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për t’i sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar 10000 (dhjetë mijë) euro.
Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/