Përplasja ndodhi mbrëmë kur një tren mallrash doli nga shinat dhe goditi një tren pasagjerësh në stacionin në Sant Boi de Lobregat, rreth 14 kilometra nga Barcelona.
Drejtuesi i trenit të pasagjerëve humbi jetën dhe rreth 85 persona u plagosën kur dy trena u përplasën pranë Barcelonës, njoftuan autoritetet rajonale, transmeton Fol Drejt.
Nga 85 të plagosurit, 77 u liruan në shtëpi dhe tetë u dërguan në spital, raporton Reuters./FolDrejt/