Franca do të dërgojë 150 instruktorë ushtarakë në Poloni për të trajnuar ushtarët ukrainas si pjesë e misionit mbështetës ushtarak të Bashkimit Evropian (BE) në Ukrainë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme polake.
BE-ja themeloi Misionin e Ndihmës Ushtarake të Bashkimit Evropian në Mbështetjen e Ukrainës (EUMAM Ukraine) në tetor të vitit të kaluar me qëllimin fillestar të trajnimit të 15 mijë anëtarëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës në qendra të shumta në vendet anëtare të bllokut evropian, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Misioni komandohet nga zëvendës admirali Herve Blejean. Njëra nga dy komandat operative ndodhet në Zagan të Polonisë dhe tjetra në Gjermani.
“Si pjesë e Misionit të Ndihmës Ushtarake të BE-së për të mbështetur Ukrainën (EUMAM Ukraine), Franca do të dërgojë 150 ushtarë në Poloni. Nën mbikëqyrjen e komandës operacionale të Polonisë, ata do të trajnojnë ukrainasit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Polonisë, Lukas Jasina në Twitter.
“Së bashku me Francën, ne po punojmë për të forcuar potencialin mbrojtës të Ukrainës, përballë agresionit rus”, shtoi Jasina./FolDrejt/