Qeveria gjermane po planifikon të miratojë dërgesën e dhjetëra tankeve antiajrore Gepard në Ukrainë, njoftuan mediat lokale.
Ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht do të shpallë planin e qeverisë gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në bazën ajrore Ramstein më vonë gjatë ditës, sipas revistës së lajmeve Der Spiegel, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Firma gjermane e mbrojtjes Krauss-Maffei Wegmann (KMW) kishte njoftuar në shkurt se mund të dërgonte rreth 50 tanke Gepard në Ukrainë nga stoqet e veta.
Gjermania është përballur me presion në rritje nga aleatët në javët e fundit për të furnizuar Ukrainën me armë të rënda, duke përfshirë tanke, artileri dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
Qeveria miratoi më parë dërgimin e armëve mbrojtëse dhe pajisjeve të tjera ushtarake, por ka hezituar të dërgojë armë të rënda, nga shqetësimi i një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë./FolDrejt/