Një person ka përfunduar me lëndime të rënda trupore në Shtime.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:08, transmeton Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte i therur me një mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./FolDrejt/