Një person është gjetur pa shenja jete në një rrugë të Gjilanit.
Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të datës 8 nëntor, në rrugën “Pajazit Ahmeti”, në Gjilan, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Tutje, bëhet e ditur se policia në vendngjarje ka gjetur një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./FolDrejt/