Një 60-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë, pasi është kapur me dokumente të falsifikuara në kufi.
Sipas medieve franceze gjatë kontrollit në kufi, policët kanë kuptuar mashtrimin e shqiptarit, i cili me dokumente pretendonte se ishte shtetas grek, ndërsa në realitet ishte shtetas shqiptar me banim në Greqi.
Pas kontrollit policia mëson se ai ka qenë i dënuar për drogë, pastrim parash dhe mashtrim. 60-vjeçari është dërguar në gjykatë ku është justifikuar se kishte menduar se i ishte ndaluar hyrja vetëm për 2 vjet në Francë.
Gjithashtu mësohet se shqiptari ka qenë i dënuar më parë në Francë për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash./abcnews.al/